Jeta Statovci, bartëse e listës për Asamble Komunale në Prishtinë nga Guxo, ka ndarë një video nga gjendja e ‘Tregut të Gjelbërt’ në kryeqytet.
Statovci tha se kjo është gjendja, pamja dhe turpi në ‘Tregun e Gjelbërt’ të Prishtinës.
Ajo theksoi se qytetarët dhe turistët që vizitojnë qytetin e vjetër e objektet kulturore, e shohin këtë mjerim, i cili duhet të përfundoj me 12 tetor.
“Komuna ka zgjedh që t’i mbyllë sytë, para derës se vet, duke i lënë tregtarët që të punojnë në gjendje të papranueshme. Prishtina duhet të themelojë një ndërmarrje publike komunale të dedikuar për menaxhimin e tregjeve, me synim organizim më efikas, rritje të të hyrave dhe kushte moderne për tregtarët dhe qytetarët” shkruan Statovci raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Tash e 25 vite, pesë minuta larg Komunës e Kuvendit, kjo është gjendja, pamja dhe turpi në tregun e gjelbërt të Prishtinës.
Qytetarë e turistët që vizitojnë qytetin e vjetër e objektet kulturore, e shohin edhe këtë mjerim, i cili duhet të përfundoj me 12 tetor. Komuna ka zgjedh që t’i mbyllë sytë, para derës se vet, duke i lënë tregtarët që të punojnë në gjendje të papranueshme.
Prishtina duhet të themelojë një ndërmarrje publike komunale të dedikuar për menaxhimin e tregjeve, me synim organizim më efikas, rritje të të hyrave dhe kushte moderne për tregtarët dhe qytetarët.
#GuxopërPrishtinën
Jeta Statovci 118 ✅
Jeton Mehmeti2✅
Bekim Halimi 14✅
Ardita Latifaj Selmani 39✅


