Faruk Statovci, trajneri i KEK’ut ka reaguar pas deklaratave të Ado Feratit, presidentit të Onixit.
Ferati ka potencuar se Statovci nuk kishte të drejtë të ishte në bankën rezervë, sepse kishte marrë karton të kuq në ndeshjen miqësore me 23 janar, shkruan GazetaBlic Sport.
Reagojnë edhe nga Onixi: Faruk Statovci nuk kishte të drejtë të udhëhiqte ekipin ndaj nesh!
Statovci ka theksuar se kjo ka qenë e ulët nga Onixi, pasi sipas tij nuk ka qenë karton i kuq direkt, por kartoni i dytë i verdhë.
“Është rren që ka qenë karton direkt i kuq, është nënshkrimi falls që e keni shti vetën llugave, nuk është nënshkrimi i ekipit tonë, kam qenë prezent me vëllaun tend – sepse po shikoni me manipulu referin, nese ju e keni pa që kam marrë karton të kuq, pse ju ra në mend pas 10 diteve. Po du me të thënë je i informuar keq, po më vjen keq që të kanë shti ‘llugave’, ai nënshkrimi juaj kopje dhe për këtë deklaratë keni mu përgjigj, nuk nalet kjo pune sot Ado, është kartoni i dytë i verdhë. Nëse unë jam ndëshku, është okej, mas 12 ditëve ju ra ndërmend që duhet me dërgu email sot. Do të uli ne tavoline, por ka met ra shume keq, ty, vëllaut tënd dhe asaj vajzes. Procedurë ndaj meje s’ka pas, por ndaj një lojtari që ka luajtur në Ramiz Sadik. Është në rregull, por mos shantazhoni, sepse referi pas ndeshjes nuk ka qenë prezent, por ka shku ne shtëpi”, tha Statovci në Kanal10.
/GazetaBlic Sport


