Bartësja e listës së Guxo për asamblenë komunale në Prishtinë, Jeta Statovci, ka folur për angazhimin e logopedëve, psikologut, fizioterapeutit dhe punëtorëve socialë në shëndetësi në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.
Ajo ka thënë se e gjitha do të bëhet në bashkëpunim dhe koordinim në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës.
Postimi i saj i plotë:
Shtyllat tona për Shëndetësinë në Prishtinë 118 ✅
- Shërbime Specialitike shëndetësore 2. Ekipe për Zhvillimin e Hershëm të Fëmijëve, përmes angazhimit të logopedëve, psikologut, fizioterapeutit, dhe punëtorëve socialë 3. Fuqizim të Mjekut Familjar 4. Vizita në Shtëpi për të moshuarit me sëmundje kronike dhe personat me dëmtime intelektuale.
E gjitha në bashkëpunim dhe koordinim në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës.


