Jeta Statovci, bartëse e listës për Asamble Komunale në Prishtinë nga Guxo tha se Emshiri, një nga lagjet qëndrore të Prishtinës, është i harruar.
Statovci tha se banorët e kësaj lagjeje përballen me rrezik epidemie, nuk kanë rrugë, ndriçim e siguri.
“Jemi në një nga lagjet qëndrore të Prishtinës pra në Emshir, ku mijëra qytetarë jetojnë në mes të infrastrukturës së tyre private moderne si edhe një realitetit total të neglizhencës nga komuna. Kjo nuk është vetëm turp urban, është shëndërruar e gjitha në një deponi mbeturinash, është shëndërruar në një vatër infeksioni, ku fëmijët dhe qytetarët duhet të kalojnë përmes urërave të improvizuara me projekte mbi 10 vite që nuk realizohen e këto përbëjnë kërcënim për qytetarinë, për jetën e përditshme të tyre, si dhe për shëndetin dhe sigurinë publike të qytetarëve tanë.” tha Statovci raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:


