Lajme

Statovci: Disa ndërmarrje publike i kemi gjetur në prag të falimentimit, e mbyllim mandatin, me profit 138 milionë euro!

01/15/2025 08:38
nga:Y I

Kandidatja për deputete nga radhët e partisë ‘Guxo’ Jeta Statovci në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka folur për punën e saj gjatë katër-vjeçarit që lamë pas.

Statovci ka treguar se gjatë punës në Komisionin për ekonomi por edhe Komisionin për buxhet ka patur permirësime të dukshme.

Ajo tha se sisa ndërmarrje publike i kanë gjetur në prag të falimentimit dhe e mbyllim mandatin me profit 138 milionë euro!

‘Unë kam qenë nënkryetare e Komisionit për ekonomi gjithashtu kam qenë edhe anëtare e Komisionit për buxhet, kështu që gjatë këtij mandati ka patur shumë rrethana interesante edhe përmirësim të dukshme. Kujtoj çështjen e ndërmarrjeve publike, një pjesë të madhe i kemi gjetur në prag të falimentimit e besa paraprakisht nëse marrim një periudhë kohore, humbjet e tyre shkonin deri diku 50 milion, e së fundmi përmbyllja e këtij mandati ka përfunduar me afër profit në vlerë 138 milionë, tregon një përmirësim të dukshëm të ndërmarrjeve publike të cilat janë asetet tona shtetërore. Do të doja që t’a shihja në realizm e sipër çështjen e fondit sovran i cili është një prej mekanizmave që e llogarit që pasuria shtetërore është diçka që është e përbashkët, e të gjithëve, dhe ajo duhet të kthehet tek qytetarët e saj. Mirëpo fatkeqësisht ne jemi përballuar sistematikisht me dërgimin e ligjeve në Gjykatën Kushtetuese. Për mua është tërësisht e pajustifikueshme dërgimi i Ligjit sikurse Fondi Sovran, mirëpo kemi patur edhe rrethana edhe më të pakuptimta sikurse dërgimi i ligjit të Pagës Mininale, i ligjit të çmimeve tavan, i ligjit të sigurimeve shëndetësore, dërgimi i ligjit të lojrave mesdhetare në Gjykatën Kushtetuese, mirëpo ne e dimë të gjithë që e gjitha kjo ka qenë për të mbështjellë një ligj të vetëm… Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

“Në kuadër të Komisionit ka qenë edhe çështja e fillimit të faturimit në veri, ka qen diçka të cilat institucionet tona por edhe në bashkëpunim me parlamentin kemi punuar shumë edhe në përcjellje të situatës sespe ka qenë edhe një barrë financiare edhe për institucionet tona dhe kështu që fillimi i një normaliteti dhe faturimi dhe trajtimi të barabartë të gjithë qytetarëve, ka qenë një moment që e ka bërë diferencën. Kurse në raport me Komisionin për buxhet, arritja e rritjes së buxhetit deri në 50%. Ne kemi patur një program shumë të suksesshëm si ‘Super Puna’ do të vazhdojmë me ‘Super Puna’ po për gra” tha Statovci në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.