Deputetja e Partisë ‘Guxo’, Jeta Statovci, ka bërë të situr se sot së bashku me Kryeministrin Kurti dhe bashkë-kryetaren e Guxo, Donika Gërvalla kanë marrë pjesë në zbulimin e shtatores së një prej personaliteteve më të rëndësishme të aktivizimit politik e kombëtar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Metush Krasniqi.
Statovci ka thënë Krasniqi frymëzonte ide, guxim, dije e kulturë në brezat që rrugëtuan me të.
“Mësusi, atdhetari, ish i burgosuri politik, frymëzonte ide, guxim, dije e kulturë në brezat që rrugëtuan me të, e nga sot, figura e vepra e tij, i transmetohen brezave edhe përmes shtatores mu në mes të Kamenicës, aty ku filloi rrugëtimi i tij frymëzues për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës” shkruan Statovci raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Sot, në Kamenicë në zbulimin e shtatores së një prej personaliteteve më të rëndësishme të aktivizimit politik e kombëtar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Metush Krasniqi.
Mësusi, atdhetari, ish i burgosuri politik, frymëzonte ide, guxim, dije e kulturë në brezat që rrugëtuan me të, e nga sot, figura e vepra e tij, i transmetohen brezave edhe përmes shtatores mu në mes të Kamenicës, aty ku filloi rrugëtimi i tij frymëzues për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.