Deputetja nga radhët e LVV-së, Jeta Statovci, thotë se konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e përbashkët e gjithë deputetëve, ku shton se nuk ka një shumicë të caktuar për votimin e njërit krahë, raporton GazetaBlic.
Statovci në një intervistë për GazetaBlic, thotë se është përgjegjësi e përbashkët që Kuvedni të zhbllokohet dhe të vazhdojë tutje drejt funksionalizmit të plotë.
“Përbërja dhe konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e përbashkët e gjithë deputetëve sepse konstituimi i tij ndodh nga kryetari që propozohet nga grupi më i madh dhe gjithashtu edhe partitë tjera që propozojnë nënkryetarët e tyre. Në këtë rrethanë nënkupton që këtu nuk ka një shumicë të caktuar për votimin e njërit krahë sepse po ashtu edhe nënkryetarët duhet votuar, në qoftë se njëra anë pra në qoftë se ne sigurojmë shumicën atëherë do të ishte në pikëpyetje çështja e nënkryetarëve që vinë për propozime nga ana e partive tjera opozitare, dhe mund të themi që është përgjegjësi e jona e përbashkët që të sigurohemi që trupat e Kuvendit të funksionalizohen në tërësine e saj”, tha ajo.
Tutje ajo thekson se që të mos ketë bllokadë në kuadër të inave politike duhet të sigurohet një vullnet i përgjithshëm politik që propozimet e kryetarit dhe ato të nënkryetarëve që vijnë nga grupet tjera politke, të mbështeten me votë dhe Kuvendi të zhbllokohet.
“Duke kuptuar këtë në mënyrë që mos të ketë bllokadë në kuadër të inateve politike dhe një betonizimi karshi qëndrimeve të tyre politke do duhet që të sigurohet një vullnet i përgjithshëm politik, një konsensues politik që propzimet e kryetarit dhe të nënkryetarëve të tjerë që vijn nga grupet politike të mbështeten me votë dhe Kuvendi të zhbllokohet dhe të ecë tutje drejtë funksionalizimit të plotë”, u shpreh Statovci.
Sa i përket propozimit të Albulena Haxhiut si kandidate për kryeparlamentare, Statovci thotë se edhe neser qëndrojn krahas këtij emri, ku beson se kanë mbështetjen e nevojshme për të ecur tutje.
“Propozimi na takon neve si forca më e madhe politike aktualisht në Kuvendin e Kosovës. Ne jemi shumë të qartë në propozimin tonë dhe në argumentet që e mbështesin këtë propozim, e cila është gruaja me një legjitimitet shumë të lartë qytetarë, mbështetur me një votë masive karshi saj, që nënkupton që gëzon mbështetjen qoftë partiake politike gjithashtu edhe popullore për një pozitë dhe funksion të saj. Ne qëndrojmë krahas këtij emri që e kemi propzu radhazi, besoj që do të kemi edhe mbështetjen e nevojshme për të ecur tutje dhe për të pasur mundësi të votohen edhe nënkryetarët pas zgjedhjes së kryetarit”, tha ajo.
Statovci beson që do të ketë një reflektim edhe nga deputetë të ish – opozitës, të cilët sipas saj kanë shprehur gatishmëri për zhbllokimin e procesit.
“Ne kemi pa tendenca të vazhdueshme bllokuese që nga fillimi i këtij mandati, ku në fillim patëm një bllokadë përmes procesit të verifikimit të mandateve, ku opozita pasi e kuptoj se kjo ishte një autogollë për ta, pra një tendence boshe e cila nuk prodhonte asgjë karshi kauzave politke përvec një bllokade insititucionale, vendosi që të ndrroj qëndrim dhe ta votojë. Unë besoj që përseri do të kemi një reflektim edhe nga ana e këtyre grupeve të tjera ose individualisht të deputetëve ku duket se disa prej tyre kanë shprehur gatishmëri që të kemi zhbllokim të institucioneve dhe konstituim dhe funksionalizim të plotë të tyre, në mënyrë që emrat që propozohen nga ne dhe ata të marrin mbështetjen e nevojshme”, theksoi ajo.
Por sa i përket një koalicioni mes LVV dhe PDK, deputetja thekson se këto diskutime udhëhiqen nga kryeministri në detyrë Albin Kurti.
“Ne kemi 48 numra, për të përmbushur tërësin e saj nevojitet edhe mbështetje nga grupet tjera apo individë tjerë politik, kjo është pjesë e diskutimeve që udhëheq kryeminsitri Kurti qoftë me grupet që vlerëson bashkëpunim gjithashtu edhe me pjesën e grupeve minoritare”, përfundoi ajo për GazetaBlic.


