Kandidatja për deputete nga radhët e partisë “Guxo”, Jeta Statovci, e cila në këto zgjedhje kandidon me numrin 26, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka deklaruar se 9 shkurti do të jetë një fitore e madhe për koalicionin ku bëjnë pjesë.
Statovci tha se mundësia është reale të ripërsëritet 14 shkurti i 2021.
“Edhe herën e kaluar ka patur shumë skeptikë por ne kemi besuar fuqishëm tek shumë çështje të cilat janë bërë mbrapsht për një periudhë të gjatë kohore e shumë gjëra të cilat ne kemi besu që ja kemi borgj qytetarit të Republikës së Kosovës. Që të punohet marë e mirë e të punohet me nder që të kemi pasuri më të ruajtura se kurrë të Republikës së Kosovës, që të kemi kufij më të sigurtë se kurrë, vizion më të qartë se kurrë politik dhe strategjik të vendit. Mendoj se brenda këtij katër-vjeçari është dëshmia mëe mirë e gjithë punës tonë dhe atij besimi të dhënë qytetar. Ka patur edhe atëherë skeptiv mirëpo tani besoj se edhe ne edhe ata e dimë që do të jetë një fitore e madhe. Unë nuk mund të hyj në detaje sepse ne vazhdimisht jemi në nuhatje të situatës politike dhe sensit qytetar karshi të bërave, punëve… dhe unë e shoh shumë reale të ripërsëritet 14 shkurti i 2021” tha Statovci në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.
Video:


