Sporti

Statistikë interesante: Bundesliga 2 kishte me më shumë tifozë se Bundesliga këtë xhiro!

02/20/2024 20:29
nga:Lorik J

Për herë të parë në të njëjtën xhiro, Bundesliga 2 kishte më shumë spektatorë në stadiume sesa Bundesliga.

Kicker thekson se, në total, 284,643 njerëz ndoqën ndeshjet e nivelit të dytë gjerman, duke dhënë një mesatare prej 31,627 njerëz për lojë.

Ndeshja me më shumë shikues ishte fitorja në shtëpi e Schalke 04 ndaj Wehen Wiesbaden (1-0). 60.525 persona e ndoqën drejtpërdrejt këtë duel.

Nga ana e saj, Bundesliga kishte “vetëm” 261,099 tifozë në tribuna. Ky ishte, në fakt, numri më i ulët i shikuesve në një ndeshje të Bundesligës që nga përfundimi i kufizimeve të vendosura për shkak të pandemisë Covid-19.

/GazetaBlic Sport