Italia dhe Anglia do të përballen sot për t’u kurorzuar si kampion i Evropës.
Ndeshja do të fillojë nga ora 21:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin kombëtar anglez, Wembley, shkruan GazetaBlic Sport.
Pritet një ndeshje jashtëzakonisht interesante mes dy kombëtareve të cilat synojnë trofeun e madh mbrëmjen e sontme.
Italia nuk ka humbur kurrë kundër Anglisë në një turne ndërkombëtar (3 fitore dhe 1 barazim), konkretisht: 1-0 në “Euro 1980”, 2-1 në Botërorin “Itali 1990”, barazim 0-0 në Botërorin 2014 dhe kualifikim pas penalltive në “Euro 2012”.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat mbrëmjen e sontme.
/GazetaBlic Sport/


