Sporti

Statistikë fantastike, Real Madrid ka humbur vetëm dy nga 19 finalet e luajtura që nga viti 2013

08/11/2022 08:09
nga:Mergim Rreci

Real Madrid e ka fituar trofeun e Superkupës së Evropës.

Madrilienët kanë triumfuar me rezultat 2 me 0 ndaj Eintracht Frankfurt, shkruan GazetaBlic Sport.

David Alaba në pjesën e parë dhe Karim Benzema në pjesën e dytë i realizuan golata për kampionët absolut të Evropës.

‘Mbretërit’ tani kanë 5 trofe të Superkupës së Evropës, duke e dëshmuar edhe njëherë forcën e madhe që kanë në futbollin evropian.

Real Madridi ka fituar 17 nga 19 finalet e fundit në të cilat ka luajtur që nga viti 2013.