Armando Broja po shkëlqen në këtë edicion në Premier League.
Sulmuesi shqiptar shënoi një gol fantastik në ndeshjen e fundit që zhvilloi ndaj Crystal Palace, transmeton GazetaBlic Sport.
Ai u bë pjesë e shumë diskutimeve nga mediat e mëdha në Angli dhe më gjerë, si dhe po konsiderohet si e ardhmja e sulmit të skuadrës së Chelseas, skuadër me të cilën ka edhe kontratë.
Sipas një statistike të fundit, Broja ka fituar 35% të pikëve të Southampton në këtë sezon.

/GazetaBlic Sport/


