Sporti

Statistikë e frikshme, Bayern Munich ka shënuar 14 gola në tre ndeshjet e fundit ndaj Barcelonës

12/08/2021 23:33
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes së sontme në Ligën e Kampionëve.

Barcelona është mposhtur thellë nga Bayerni, 3 me 0, duke u eliminuar nga kompeticioni më i madh i futbollit evropian, shkruan GazetaBlic Sport.

“Blaugranët” tashmë do të vazhdojnë misionin e tyre në Europa League. Benfica ka kaluar tutje nga vendi i dytë, sepse vendi i parë nuk ishte asnjëherë në diskutim, atje ku Bayern Munich ka bilanc maksimal.

Bayern Munich ka shënuar 14 gola në tre ndeshjet e fundit me Barcelonën dhe kjo është një statistikë e jashtëzakonshme për skuadrën gjermane.