Lajme

Statistikë: 13 persona vdiqën nga aksidentet, gjatë vitit 2021

06/14/2021 11:27
nga:Gazeta Blic

Policia e Kosovës, përmes një komunikate ka bërë të ditur se gjatë vitit 2021, 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në trafik, raporton Gazeta Blic.

Viktimat janë pesë shoferë, një biçiklistë, një traktorist, dy pasagjerë dhe katër këmbësorë.

Policia ka bërë lutje për respektim të rregullave të trafikut, e sidomos shpejtësisë.

Kujdes!
Shpejtësia vret!
Respekto rregullat në trafik!
Shpëto jetë!
-Gjatë muajit Maj 2021 në Republikën e Kosovës kanë humbur
jetën 13 persona në aksidente të trafikut!
-Kujdes, familja të pret në shtëpi!