Lajme

Statistikat: Kosova, më së paku vdekje në Evropë

05/29/2022 11:56
nga:G B

Kosova e ka nivelin më të ulët të vdekjeve në Evropë.

Është agjencia e statistikave e Gjermanisë që ka nxjerrë një raport, e ku del se shteti më i ri në kontinent, sikur edhe Turqia e ka më pak se trefishin e vdekjeve në raport me Bullgarinë e cila ka 18 vdekje në 1.000 banorë.

Sipas, të dhënave që u publikuan rishtas, por që i referohen vitit 2020, Kosova dhe Turqia si të fundit në tabelën prej 34 vendesh, kanë “vetëm” nga 5.3 vdekje.

Ndërkohë, Serbia është e dyta në këtë listë me 16. 9 vdekje.

E Gjermania që i ka publikuar shifrat, ka 11.9 vdekje në 1.000 banorë.