Franca doli fituese nga beteja me Gjermaninë të martën që ishte edhe ndeshja e parë në Kampionatin Evropian.
Megjithatë, një fitues i madh mund të numërohet edhe mesfushori Paul Pogba, i cili luajti një ndeshje të jashtëzakonshme, shkruan GazetaBlic Sport.
Statistikat e tij flasin vetë. Ishte Pogba ai që nisi pasimin me pjesën e jashtme të këmbës së tij tek Hernandez, aksion ky nga i cili erdhi edhe goli.
Pogba preku topin rreth 78 herë, një shifër shumë më e lartë se pjesa tjetër e shokëve të tij të skuadrës në pjesën kryesore të mesfushës së Francës.
Ai ishte gjithashtu lojtari që luajti më shumë topa, deri në 20 në lojë, nga të cilët 13 ishin të suksesshëm.
Pogba gjithashtu e rikuperoi topin në 12 raste – tre më shumë se Adrien Rabiot.

/GazetaBlic Sport/


