Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes hapëse të Kampionatit Evropian.
Turqia dhe Italia po luajnë baraz 0 me 0 pas pjesës së parë, shkruan GazetaBlic Sport.
Kombëtarja Azzure e kishte dominimin e plotë gjatë 45′ minutave të parë, por që nuk e gjeti dot rrugën e golit.
Italia kishte 13 gjuajtje në drejtim të portës, kurse Turqia nuk e kishte asnjë.
Edhe posedimi i topit si dhe statistikat e tjera ishin krejtësisht në të mirë të kombëtares së Mancinit.