Euro2024

Statistika aspak të mira | Ronaldo ka bërë 20 goditje në Europian, por ende s’ka gjetur golin!

07/04/2024 11:23
nga:Lorik J

Sipas Opta, Cristiano Ronaldo është lojtari që ka goditur më shumë në Euro 2024 pa arritur të shënojë gol.

Në katër ndeshjet e luajtura në Euro 2024, Cristiano Ronaldo ende nuk e ka gjetur golin. Me 20 goditje, tetë prej të cilave në portë, sulmuesi 39-vjeçar është lojtari që ka goditur më shumë që nga fillimi i kompeticionit pa arritur të shënojë, siç raporton Opta. Që nga viti 1980, “CR7” është lojtari i pestë që përjeton një rënie të tillë në efikasitet.

“Rekordi” i takon bashkatdhetarit të tij Deco në vitin 2004, i cili nuk shënoi në hapësirën prej 24 goditjesh. Portugalia megjithatë fitoi turneun në këtë edicion. Të njëjtën fatkeqësi kanë pasur edhe Kevin De Bruyne dhe Dani Olmo, me 21 goditje, përkatësisht në vitin 2016 dhe 2021.

/GazetaBlic Sport