Lajme

Starmer thotë se veprimi i Trump’it për tarifat është “krejtësisht i gabuar”: Qëndrimi jonë për Greenlandën është i qartë

01/17/2026 20:57
nga:Sh R

Sir Keir Starmer ka reaguar pasi Donald Trump shpjegoi se si planifikon të vendosë tarifa ndaj tetë vendeve europiane – përfshirë Mbretërinë e Bashkuar – lidhur me Groenlandën.

“Qëndrimi ynë për Groenlandën është shumë i qartë – ajo është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës dhe e ardhmja e saj është çështje e groenlandezëve dhe e danezëve,” thotë Starmer, raporton Sky News.

“Ne kemi bërë gjithashtu të qartë se siguria në Arktik ka rëndësi për gjithë NATO-n dhe se aleatët duhet të bëjnë më shumë së bashku për të përballuar kërcënimin nga Rusia në pjesë të ndryshme të Arktikut.”

Ai vijon duke e dënuar veprimin e Trump-it si “krejtësisht të gabuar”.

“Sigurisht që do ta ndjekim këtë çështje drejtpërdrejt me administratën amerikane.”