Pak para se të takohen me udhëheqësit e bizneseve, presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministri britanik, Sir Keir Starmer mbajtën konferencë për media.
Starmer, i ulur në krah me Trumpin, uroi mirëseardhjen e të pranishmëve dhe i tha presidentit amerikan: “Jeni mes miqve”.
“Mendoj se të gjithë jemi dakord, ka shumë për të festuar në marrëdhënien e veçantë midis dy vendeve tona”, tha tutje kryeministri britanik, shkruan BBC.
Starmer thotë se ShBA-ja është “partneri më i madh tregtar i Mbretërisë së Bashkuar”.
“Së bashku mbështesim mbi 2.5 milionë vende pune në të dy ekonomitë”, shtoi ai.
“Ne kemi të mirën e biznesit britanik dhe amerikan”, vazhdon ai, duke iu drejtuar audiencës së përbërë nga liderë biznesi.
Kryeministri thotë se Mbretëria e Bashkuar dhe ShBA-ja janë sektorë kryesorë si teknologjia, financa, mbrojtja dhe energjia.
“Shikoni vetëm atë që po arrijmë sot së bashku”, thotë ai.
Marrëveshja e sotme, me miliarda që rrjedhin “në të dyja anët e Atlantikut”, thotë Starmer, është më e madhja e këtij lloji në historinë britanike.
Kryeministri thotë se kjo marrëveshje do të thotë investime që ndryshojnë jetën në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat do t’i bëjnë mijëra njerëz që punojnë “të kenë një gjendje më të mirë”.
“Kjo tregon fuqinë e këtij partneriteti”, u tha Starmer të pranishmëve në sallë.


