Lajme

Statovci takohet me zejtarë dhe afaristë- Diskutuam për rëndësinë e krijimit të një qendre të zejtarisë pranë ‘Tregut të Gjelbër’

10/01/2025 20:04
nga:Y I

Jeta Statovci, bartëse e listës për Asamble Komunale në Prishtinë nga Guxo ka vazhduar takimet me zejtarë dhe afaristë të ndryshëm në Prishtinë.

Statovci tha se me ta diskutuan për rëndësinë e krijimit të një qendre të zejtarisë pranë Tregut të Gjelbër, një hapësirë që do të ruante karakterin dhe trashëgiminë e qytetit, duke e shndërruar atë në një atraksion urban e turistik për vizitorët.

“Gjithashtu, folëm për nevojën e investimit në Pallatin e Rinisë, për të cilin tashmë ekziston marrëveshja për përgatitjen e projektit të rikonstruktimit, konservimit, restaurimit dhe modernizimit të tij. Ky projekt do ta rikthejë Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në qendrën e kulturës, sportit dhe jetës publike të kryeqytetit” shkruan Statovci raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Kënaqësi që takuam zejtarë dhe afaristë të ndryshëm në Prishtinë.

Diskutuam për rëndësinë e krijimit të një qendre të zejtarisë pranë Tregut të Gjelbër – një hapësirë që do të ruante karakterin dhe trashëgiminë e qytetit, duke e shndërruar atë në një atraksion urban e turistik për vizitorët.

Gjithashtu, folëm për nevojën e investimit në Pallatin e Rinisë, për të cilin tashmë ekziston marrëveshja për përgatitjen e projektit të rikonstruktimit, konservimit, restaurimit dhe modernizimit të tij. Ky projekt do ta rikthejë Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në qendrën e kulturës, sportit dhe jetës publike të kryeqytetit.

Jeta Statovci 118 ✅

Luan Dizdari Foto Nesha 7✅

Vlera Hoxha 9✅

Miradije Statovci 21✅