Zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano, ka thënë se takimi i ardhshëm në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të jetë në çdo kohë kur ka vullnet dhe kur ka një agjendë për të.
“Ne asnjëherë nuk spekulojmë për asnjë takim të radhës. Siç e thash puna në dialog është duke u zhvilluar dhe puna rreth dialogut vazhdon çdo ditë në nivele të ndryshme. Nëse do të ketë takim të nivelit të lartë ndërmjet Kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë ne gjithmonë do ta bëjmë publike disa ditë më herët. Teorikisht takimi është i mundshëm në çdo kohë kur ka vullnet për t’u takuar dhe kur ka një agjendë për të”, tha Stano.
Ai ka deklaruar sot se masat ndaj Kosovës do të vazhdojnë të mbeten ende në fuqi deri në momentin kur hapa të mjaftueshëm pozitiv të jenë ndërmarr.
“Sa i përket masave, natyrisht se ne po e përcjellim situatën çdo ditë nga afër. Ne kemi njerëz në terren dhe i kemi dedikuar përpjekjet dhe vëmendjen tonë për të parë se çfarë po ndodh. Ne gjithashtu po punojmë me partnerët për t’i ndihmuar për të ndërmarrë hapa të nevojshëm për të deeskaluar dhe për t’u përballur me problemet që kanë kontribuuar në krizat e fundit dhe kur hapa të mjaftueshëm poizitiv të jenë ndërmarr atëherë BE-ja do të rivlerësojë masat e marra ndaj Kosovës dhe heqjen e mundshme të tyre”, tha Stano.
BE: Ky vit sjell shpresë të re për zbatimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë


