Lajme

Stano: BE e gatshme për një takim sa më të shpejtë Kurti-Vuçiq

11/15/2022 14:30
nga:G B

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se Bashkimi Evropian është i gatshëm që ta pres në takim kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, në nivel të takimit të lartë, raporton Gazeta Blic.

Ai para mediave tha se takimi do të duhej të ndodhte sa më parë që është e mundur, pasi situata është e vështirë.

“Jemi të gatshëm të presim kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Bruksel, për një takim në nivelin më të lartë. Siç theksoi dje përfaqësoi përfaqësuesi i lartë, sa më shpejt që të jetë e mundur dhe sa më shpejt të jenë të gatshëm të tregojnë sjellje evropiane”, ka deklaruar Stano.

Në anën tjetër, sot në Bruksel do të takohen kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, kryenegociator i palës serbe./Gazeta Blic/