Stafi i trajnerëve të Borussia Dortmund, i udhëhequr nga Niko Kovac, do të marrë një bonus prej 1 milion eurosh për sigurimin e kualifikimit në Ligën e Kampionëve në sezonin 2024/25, sipas Sky Sport.
Trajneri 53-vjeçar kroat, i cili do të marrë afërsisht 750,000 euro, do ta ndajë shumën me asistentët Robert Kovac, vëllain e tij dhe Filip Tapalovic.
Kovac, i cili mori drejtimin e ekipit në shkurt 2025 me Dortmundin në vendin e 11-të, e udhëhoqi ekipin drejt vendit të katërt, duke fituar 22 pikë në tetë ndeshjet e fundit të Bundesligës. Kontrata e tij është e vlefshme deri në qershor 2026.
/GazetaBlic Sport


