Sporti

Stadiumi i Ferizajt pranë rrënimit, hapësira do të kthehet në shkollë

05/20/2021 16:00
nga:Mergim Rreci

Stadiumi i qytetit të Ferizajt është vendosur të kthehet në një objekt arsimor, respektivisht shkollë.

Klubi nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka shkruar se janë të habitur me këtë vendim dhe se dikush duhet të jap përgjegjësi për këtë punë, përcjell GazetaBlic Sport.

Brenda kësaj komunikate poashtu shkruhet se nga kjo fushë kanë dalur shumë talentë, ndërkohë poashtu thënë se tani kjo fushë është e pakuptimtë të kthehet në objekt shkolle.

Ky është postimi i plotë i klubit.

“Stadiumi i qyteti” Ismet Shabani” bëhet shkollë!!
Stadiumi i qytetit, dikur ishte arenë e futbollit Ku cdo javë ishte i stërmbushur me tifozë, tani eshte shëndrruar në shkollë.
Në këtë stadium kanë dalur shumë talenta nga qyteti ynë, e shumë gjenerata kanë luajtur këtu – e tani kjo fushë më nuk do të ekzistojë pasi aty do të ndërtohet një shkollë!
Ne si klub jemi të habitur për këtë gjë, dhe kërkojmë që dikush të jep përgjegjësi për këtë që po ndodhë.
Qyteti ynë jeton per futboll, meritojm me shume.
FC Ferizaj”

/GazetaBlic Sport/