Lajme

Stabilizohet situata me zjarret në Himarë

09/05/2026 07:46
nga:L J

Situata e zjarrit në Himarë po shkon drejt stabilizimit.

Sipas Prefekturës së Vlorës, aktualisht nuk paraqitet më rrezik për banesat.

Forcat e angazhuara në terren po vijojnë operacionin për shuarjen dhe vënien nën kontroll të plotë të flakëve, si dhe për izolimin e vatrave që ende mbeten aktive, shkruan Euronewsal.

Ndërhyrja po vazhdon me qëllim parandalimin e riaktivizimit dhe përhapjes së zjarrit në zona të tjera.

Autoritetet shqiptare po e monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa ekipet zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave mbeten në gatishmëri të plotë në terren.