Lajme

Stabiliteti, siguria dhe rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor – pjesë kyçe e interesit strategjik të BE-së

03/04/2024 12:54
nga:N K

Në konferencën ”Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik, e thirrur nga Fondacioni Friedrich Ebert (FES) dhe Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovë u diskutua edhe arsyeja strategjike prapa Bashkimit Evropian, për të përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Si temë diskutimi ishte gjithashtu përfshirja e shteteve në interesin më të gjerë strategjik te BE-së, ku hynë: stabiliteti, siguria dhe rritja ekonomike.

Deputeti i Parlamentit Evropian dhe kryetari i Shoqatës së Miqësisë, Austriako-Kosovare, Lucas Mendel, tha se BE-së i mungon lidershipi për të zhvilluar vizionin që të integrohet Evropa.Deputetja dhe anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Fitore Pacolli-Dalipi tha se Bashkimi Evropian, ende nuk ka arritur të kuptojë mësimet e duhura, ndërsa shtoi se po qëndron naiv.

“Vullneti politik do të vijë pas atij ekonomik, kjo do vijë kur do kemi diskutime tjera që do na ndjek me vite, në një periudhë të vështirë që kemi hyrë. BE-ja ende nuk ka nxjerrë mësimet e duhura ose ka qenë naive, nuk mund ta kuptosh, ekziston vetëm një mënyrë që liderët nuk krijojnë ndryshime, t’i mbajnë shtetet e veta në një vend”, tha Pacolli.

Deputeti i Parlamentit Evropian dhe kryetari i Shoqatës së Miqësisë, Austriako-Kosovare, Lucas Mendel tha se është detyrë e parlamentarëve të kritikojnë se pari KE-në, pastaj t’i motivojnë ata të shkojnë në rrugën e duhur raporton Ekonomia Online.

Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Kurti tha se negociatat e Kosovës në raport me Serbinë e vendosin Kosovën edhe më shumë në duar të Serbisë.

“Ne jemi mësuar tashmë dhe nuk kam shpresa për përmirësime tutje”, tha Zulfaj.

“Përafrimi i Ballkanit Perëndimor bashkëpunimi, secila nga këto fjalë është kuptim plotë dhe tregon shumë. Është detyrë e parlamentarëve të kritikojnë se pari KE-në, pastaj t’i motivojë të shkojnë në rrugën e duhur.

Të ndërtohen urat rreth zgjidhjeve, kjo është më domethënse, sepse jetojmë në një botë të konfrontimeve, kemi luftën e Rusisë, semitizimin etj”, tha Mandel.

I njëjti deklaroi se është e rëndësishme që në një shtet të ketë barazi për të gjithë dhe të krijohet një mjedis i mirë jete, duke shtuar se në Kosovë duhet të ketë investime të mëdha.

“Ne shtetin e së drejtës të ketë barazi për të gjithë, të krijohet nje mjedis për investime, veçanërisht në Kosovë.

Duhet të kemi shkëmbim të mallrave, arsim të zhvilluar, një element më të mirë demografik, të mos fokusohemi vetëm te historia, ne aspiratat, objektivat tona ne duhet të fokusohemi në të ardhmen, që do na shpie drejt ndërtimit të urave”, tha ai.

Ish ministri i jashtëm i Shqipërisë, Dimiter Bushati e ngriti si çështje situatën me të cilën Kosova po ballafaqohet me Serbinë, e që sipas Bushatit Kosova po ndëshkohet shkak i vendimeve nga shteti serb.

“Njohja e dyanshëm mes Kosovës dhe Serbisë të kushtëzohet me anëtarësim, njohja duhet të jetë në qender, drejt përparimit tonë në BE.

Për të qenë kandidat duhet ta kesh statusin, nëse ai kushtëzohet shkak i Serbisë në raport me Kosovën, këtu nuk është faji ynë se në Serbi është regjim autokratik”, tha ish-ministri i jashtëm.

Sipas Bushatit, duhet të ketë të drejta njeriu, sundim ligji, fusha në të cilat Kosova po punon mirë, çdo tregues e tregon një pavarësi dhe kjo është mënyra se si duhet të shkohet përpara, krahasuar me rajonin./EO/