Komandanti i misionit të KFOR-it, Enrico Barduani, është takuar me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, Karin Boven, me të cilën ka diskutuar për situatën e stabilitetit rajonal.
KFOR-i përmes një komunikate për media ka thënë se Barduani ka shprehur mirënjohje ndaj Bovenit për kontributet afatgjate të Holandës në sigurinë e rajonit.
“Ata diskutuan mbi pikëpamjet lidhur me tema të ndryshme, duke përfshirë sigurinë e qëndrueshme në të gjithë Kosovën, situatën e stabilitetit rajonal dhe përpjekjet e KFOR-it në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”.
“Gjeneral Major Barduani gjithashtu i shprehu ambasadores Boven urimet për kontributet afatgjata të Holandës ndaj KFOR-it dhe stabilitetit rajonal”, thuhet në komunikatë për media.
Ndërsa është thënë se ky takim është pjesë e ndërveprimeve të rregullta të Gjeneral Major Bardunit me homologët e tij përkatës në Kosovë dhe në rajon.
KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR punon në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).