Sporti

Zyrtare: Nevil Dede është trajner i ri i Ferizajt

10/03/2025 13:11
nga:Mergim Rreci

FC Ferizaj ka prezantuar trajnerin e ri, Nevil Dede.

“Me përvojë të gjatë si lojtar dhe trajner në futbollin shqiptar, Dede sjell profesionalizëm dhe përkushtim të madh, me synim ngritjen e nivelit të skuadrës dhe arritjen e rezultateve pozitive”, thuhet në njoftimin e klubit.

Dede do të jetë pasuesi i Arsim Abazit, i cili u largua pas humbjes së thellë nga Prishtina.

/GazetaBlic Sport/