Lajme

Zjarri në një objekt në Gjakovë, reagon Ramush Haradinaj: Lajm tronditës për ekonominë e vendit

01/08/2026 18:17
nga:Genita C

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas zjarrit që kaploi një depo në Gjakovë, duke e cilësuar ngjarjen si tronditëse për ekonominë e vendit, raporton GazetaBlic.

Ai shprehu shpresën që nga ky incident të mos ketë të lënduar dhe që situata të tejkalohet sa më shpejt me dëme sa më të vogla.

Në fund, Haradinaj ka falënderuar autoritetet lokale dhe qendrore për reagimin e shpejtë në shuarjen e zjarrit.