Lajme

Zeqaj: Albin Kurti bleu votat e mërgatës me 200 milionë euro

05/26/2026 22:04
nga:Genita C

Analisti politik, Florent Zeqaj, duke folur për blerjen e votave të diasporës tha se Albin Kurti e ka blerë mërgatën me 200 milion euro.

Ai shtoi se e njëjta gjë ndodh edhe tani.

“Albin Kurti me 28 dhjetor, 2025 votë rezidence i ka pasur 38%, e ka blerë votën, mërgatën me 200 milion që i ka lëshuar, pas zgjedhjeve të shkurtit. Me pare, ia ka paguar biletat, ia ka paguar udhëtimet. Edhe tani është e njëjta gjë, blen bileta të autobusëve, ato dikush i paguan”, tha Zeqaj./RTV21/21Media