Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, ka kundërshtuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke thënë se Kosova nuk ka pasur rritje ekonomike të dalluar gjatë mandatit të tij dhe se shifrat e përmendura prej rreth 70 për qind nuk qëndrojnë, raporton GazetaBlic.
Ajo ka theksuar se rritja e buxhetit dhe e BPV-së lidhet kryesisht me inflacionin dhe jo me rritje reale ekonomike, duke e akuzuar Kurtin për mashtrim të opinionit publik dhe për mbrojtje të, siç tha ajo, zyrtarëve të korruptuar të qeverisë.


