Lajme

Syla i OVL-UÇK-së viziton familjen Kurtaj: Nëse provokohemi nga serbët, do ja u kthejmë me masa proporcionale

01/09/2023 15:53
nga:G C

Kryetari i OVL-UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla ka vizituar familjen Kurtaj ku aty u prit nga Hajrush Kurtaj, raporton GazetaBlic.

Syla përmes një postimi në “Facebook” thotë se, Kosova është më e avancuara në Evropë sa i përket të drejtave të pakicave.

Duke shtuara se Kosova ka shumë Azema, Syla thotë se nëse provokohemi nga minoriteti serb, atëherë siç thotë ai, do t’iu kthehet me masa proporcionale.

Shkrimi i plotë:

Sot në familjen Kurtaj, në fshatin Gabricë të Kaçanikut, në mikpritjen e axhes së Azemit, bashkëluftëtarit Hajrush Kurtaj, ish komandant i Brigadës 162 “Agim Bajrami” vëlla i dy dëshmorëve, Xheladinit dhe Danushit.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës është më e avancuara në Evropë sa i përket të drejtave të pakicave. Në këtë kontekst minoriteti serb që jeton në Kosovë është më i privilegjuari në kontinent.

Por, nëse ne provokohemi, do ja u kthejmë me masa proporcionale.

Kosova ka shumë Azema!