Lajme

Vuçiq pas takimit me Hill: Biseduam për propozimin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

12/08/2022 12:47
nga:Genita C

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar mëngjesin e sotëm me ambasadorin amerikan, Christopher Hill, me të cilin ka diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe për mundësitë dhe propozimet e Bashkimit Evropian për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Vuçiq në një njoftim në Instagram thotë se me diplomatin amerikan ka pasur një bisedë të hapur.

“ Ditën e punës zyrtarisht e nisa duke takuar ekselencën e tij, ambasadorin amerikan Chris Hill, dhe ju mund t’i mendoni temat që i biseduam. Nga Kosova deri te sanksionet dhe krejt gjërat tjera. Kjo është vetëm kokëdhembje”, tha Vuçiq, pas hapjes së qendrës teknologjike të njo kompanie amerikane në Beograd.