Lajme

Vjen reagimi i parë nga VV’ja për seancën që e dështuan: Përmendin urdhërat e ish-qeveritarëve për Policinë

10/12/2023 12:25
nga:G C

Deputeti i VV’së, Halil Thaçi ka reaguar pas kritikave që kjo parti mori për mospjesëmarrje në seancën e sotme të jashtëzakonshme për miratimin e rezolutës për Policinë e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Thaçi përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se kjo opozitë kur ishte duke qeverisur kishte dhënë udhëra që Policia të tërhiqej.

Thaçi gjithashtu shkruan: “Pa shkrepur as një plumbë dhe pse ishte vrarë një koleg i tyre nga terroristet”.

Shkrimi i plotë:

Kush po na thot e harruat Policinë?

Ata që kur ishin në qeveri jepnin urdhëra të tërhiqeshin policia, pa shkrepur as një plumbë dhe pse ishte vrarë një koleg i tyre nga terroristet.