Sporti

Tensione tek Juventus, Allegri i zhgënjyer nga Vlahovic

04/28/2023 23:26
nga:Mergim Rreci

Massimiliano Allegri duhet të përballet me probleme të tjera, përveç dyshimeve që lidhen me proceset gjyqësore që mund të rishkruajnë sezonin e “bardhezinjve” nga jashtë fushës.

Sipas raportimeve të medieve italiane duket se ditët e fundit ka pasur disa keqkuptime mes trajnerit të Juventusit dhe disa prej lojtarëve të tij, duke përfshirë emra të rëndësishëm si Dusan Vlahovic.

Trajneri dhe sulmuesi dyshohet se kanë pasur një diskutim në ditët e fundit, më saktë para ndeshjes kundër Interit dhe shkak duket se është bërë një tjetër dëmtim i Vlahovic.

Allegri duket i pakënaqur me atë se çfarë Vlahovic po i ofron “Zonjës së Vjetër”, gjë që mund të rezultojë edhe me largimin e tij.