Lajme

Tahiri iu bën thirrje qytetarëve të bashkohen në ekipin e Hamzës: Do ta rikthejmë zhvillimin e Kosovës

10/13/2024 21:56
nga:Genita C

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka theksuar rëndësinë e unitetit dhe angazhimit për një të ardhme më të mirë për Kosovën, raporton GazetaBlic.

Ai ka bërë thirrje për bashkëpunim, duke u shprehur se tani është momenti për të projektuar së bashku të ardhmen e vendit.

Tahiri nënvizoi se “Kosova duhet të bëhet më e mirë” dhe ftoi qytetarët të bashkohen me ekipin e Bedri Hamzës për të rikthyer zhvillimin në vend. Ai inkurajoi të gjithë të interesuarit që të regjistrohen në platformën www.bedrihamza.info, për të kontribuar në këtë mision të rëndësishëm.