Sporti

Trajneri i Turqisë ‘shpërthen’ në lot: Do të jemi kampion, me ndihmën e Zotit

09/12/2025 22:28
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Turqisë është në finalen e madhe të Kampionatit Evropian në basketboll.

Kombëtarja turke arriti fitore bindëse në gjysmëfinale ndaj Greqisë, duke triumfuar me shifrat 68-94, shkruan GazetaBlic Sport.

I jashtëzakonshëm në këtë takim ishte basketbollisti me origjinë shqiptare, Erxhan Osmani, i cili ishte më i miri i takimit, duke shënuar 28 pikë.

Trajneri i Turqisë, Ergin Ataman, ka shpërthyer në lot pas ndeshjes, duke u deklaruar shumë i emocionuar.

“Zëri im ka shkuar, i tërë zëri im. Le të jetë kjo fitore historike si dhuratë për tërë shtetin tonë. Erdhëm këtu për të synuar vetëm një medalje, por tani situata ka ndryshuar”.

“Jam tepër i emocionuar tani. Ka mbetur vetëm edhe një ndeshje. Ne do të rikthehemi me medaljen e artë. Do të jemi kampion, me ndihmën e Zotit”, deklaroi ai mes lotëve.

Türk Spor Tarihinin en başarılı teknik adamı Ergin Ataman.

Sadece maç içi değil maç önü de akıl oyunları ile inanılmazdı… pic.twitter.com/7XtqdFW9EP https://t.co/WHI1ycBKvG

— Vsever 2.0 🏐 (@Temmzvolley) September 12, 2025