Lajme

Vendimi i fundit nga Supremja, Dushi: Regjimi i Kurtit provoi t’i imponojë KQZ-së një praktikë të jashtëligjshme

12/08/2025 21:34
nga:Genita C

Kandidati i LDK-së për deputet, Florian Dushi, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Supreme, e cila pranoi ankesën e LDK-së dhe rrëzoi vendimin e KQZ-së që do të lejonte hapjen e qendrave të votimit në ambiente si kafeteri, depo e salla dasmash, raporton GazetaBlic.

Dushi e quajti këtë një fitore për shtetin ligjor dhe kushtetutshmërinë, duke theksuar se tentimi i qeverisë për t’i imponuar KQZ-së një praktikë të jashtëligjshme është ndalur.

Ai tha se vendimi i gjykatës garanton që votimi brenda dhe jashtë vendit të zhvillohet vetëm sipas ligjit dhe jo sipas interesave politike.

Supremja refuzon ankesën e Vetëvendosjes për qendrat e votimit jashtë Kosovës