Kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ka njoftuar se nuk ka kuorum për vendimmarje.
“Vetëm 52 deputetë janë të pranishëm. Kështu që nuk ka kuorum për vendimmarrje”, ka njoftuar ajo.
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se qeveria e ka devijuar debatin në formën më të ulët të mundshme.
Kreu i deputetëve të kësaj partie tha se rezoluta është e përkthyer në dy pika.
E vetmja pikë e rendit të ditës në seancën e sotme plenare ka qenë debati parlamentar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.


