Lajme

Ali Ahmeti pas protestës: Djemtë tanë janë të pafajshëm, lufta jonë është e pastër!

12/13/2025 15:24
nga:Genita C

Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën e mbajtura në Shkup, duke theksuar se edhe kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut u rreshtua pas kërkesës për liri dhe drejtësi për ish-pjesëtarët e UÇK-së, raporton GazetaBlic.

Ahmeti deklaroi se shqiptarët folën njëzëri për pafajësinë e çlirimtarëve, duke e cilësuar luftën e UÇK-së si të pastër dhe të shenjtë, ndërsa nderoi dëshmorët e kombit.

Postimi i plotë:

Edhe Shkupi, pas Tiranës dhe Prishtinës e dha provimin kombëtar duke u rreshtuar pas kërkesës për liri dhe drejtësi për çlirimtarët tanë.

Shqiptarët folën njëzëri: është koha që djemtë tanë të kthehen në shtëpi!

Në emër të popullit: Djemtë tanë janë të pafajshëm, lufta jonë është e pastër!

Lufta e UÇK-së është e shenjtë dhe prandaj, ne të gjithë, i madh e i vogël, burra e gra, jemi UÇK!

Lavdi dëshmorëve të kombit ndër dekada e shekuj, e përjetshme shqiptaria 🇦🇱🦅👐