Lajme

Rama mbështet Vebi Mujkun: Një ekspert i spikatur i politikave sociale

12/15/2025 13:57
nga:Genita C

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përshkruar Vebi Mujkun si një nga njohësit më të spikatur të politikave sociale në Kosovë, raporton GazetaBlic.

Ai vlerëson përvojën, profesionalizmin dhe përkushtimin e Mujkut, duke theksuar se ai sjell një qasje të re dhe më njerëzore në zhvillimin e politikave sociale, që i afrohen më shumë qytetarëve.

“Ai përfaqëson vlerë të shtuar të jashtëzakonshme për listën e LDK-së, për Kuvendin dhe për shoqërinë e Kosovës në tërësi”, thotë Rama tutje.

Postimi i plotë:

Vebi Mujku është pa asnjë dyshim një nga njohësit më të spikatur të politikave sociale, me përvojë të gjatë, të dëshmuar dhe përkushtim të rrallë në fushën e shërbimeve sociale.

Puna e tij shumëvjeçare ka qenë gjithmonë në shërbim të njerëzve, me ndjeshmëri, profesionalizëm dhe vizion të qartë për drejtësi sociale.

Ai përfaqëson vlerë të shtuar të jashtëzakonshme për listën e LDK-së, për Kuvendin dhe për shoqërinë e Kosovës në tërësi. Me dijen, integritetin dhe idetë e tij të avancuara, Vebiu sjell një qasje të re dhe të guximshme, duke i çuar politikat sociale në një nivel krejt tjetër, më njerëzore, më të drejta dhe më afër qytetarëve se kurrë më parë.
Suksese Vebi!

Të priftë e mbara në këtë rrugëtim të rëndësishëm!