Lajme

Ekrem Hyseni nga Lluzhani: Vullnet i jashtëzakonshëm për ndryshim më 12 tetor

09/29/2025 21:46
nga:Genita C

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës,  Ekrem Hyseni, ka vlerësuar si të jashtëzakonshme mbështetjen e banorëve të Lluzhanit gjatë një tubimi elektoral, duke e cilësuar mbrëmjen si një moment të fortë vendosmërie për ndryshim, raporton GazetaBlic.

Ai falënderoi qytetarët për besimin dhe përkrahjen, duke theksuar se kjo energji është tregues i qartë i fitores së përbashkët më 12 tetor.