Luciano Spalletti është shumë afër rinovimit të kontratës së tij si trajner i Juventusit, sipas Gazzetta dello Sport.
Ai është gati të nënshkruajë një marrëveshje të re deri në verën e vitit 2027 me një opsion për një sezon tjetër, transmeton GazetaBlic Sport.
Megjithatë, Luciano Spalletti i ka bërë disa kërkesa edhe menaxhmentit të klubit, duke përfshirë mbajtjen e sulmuesit Dusan Vlahovic, si dhe sjelljen e Leon Goretzka nga Bayern Munich dhe Mason Greenwood nga Olympique Marseille.
Juventusi kishte ambicie për të transferuar edhe Sandro Tonali-n nga Newcastle në Serie A, por për lojtarin italian ka interes nga dy skuadrat e mëdha angleze, Manchester United dhe Arsenal.
/GazetaBlic Sport/


