Lajme

Skender Hyseni: Veprimet e Kurtit në dialog, tërësisht amatoreske!

01/05/2023 14:46
nga:Y I

Ish-koordinatori shtetëror për dialog, Skënder Hyseni, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka thënë se Kurti e ka degraduar procesin e dialogut.

Hyseni tha se veprimet e Kurtit janë teresisht amatoreske.

“E kam të vështirë ta kuptoj se Kurti duhej ta degradonte dialogun nga premisa fondamentale qe ishte vendosur në dialog, flasim për njohje, flasim për marrveshje gjithperfshirëse e cila perqendrohet në njohje të ndërsjelltë dhe në vend që ta ndiqte këtë rrugë te berjes së dialogut me Serbinë, Kurti u zbraps dhe e degradoi të gjithë dialogun në disa çështje banale teknike si çështja e targave e zgjedhjevene Veri. Ishin vendime të pakalkuluara, teresisht amatoreske te cilat i dhanë Vuçiqit një alibi dhe një pretekst të jashtëzakonisht që ai të aktivizonte ato që unë i quaj skenar të errët e te cilet si gjithnjë kanë qellim destabilizimin e Kosovës ” tha Hyseni për “Gazeta Blic”

Intervisten e plotë të Skender Hysenit e ndiqni në “Gazeta Blic”

Skënder Hyseni bën deklaratën e fortë: Në LDK ka një ‘virus’ të fortë të Vetëvendosjes, ka një grup në Kryesi që janë tërësisht VV!