Lajme

Shoqëria civile thirrje partive: Konsensus për Presidentin për të shmangur krizën institucionale

02/25/2026 14:45
nga:Genita C

KDI dhe nëntë organizata të tjera të shoqërisë civile u kanë drejtuar një letër partive parlamentare, liderëve të tyre dhe deputetëve të Kuvendit, duke kërkuar konsensus për zgjedhjen e Presidentit/es së Kosovës, raporton GazetaBlic.

Në reagim thuhet se mungesa e marrëveshjes politike rrezikon ta çojë vendin në zgjedhje të reja të parakohshme, duke thelluar pasigurinë dhe duke dëmtuar stabilitetin institucional. Sipas tyre, një president/e i zgjedhur me konsensus garanton funksionimin normal të institucioneve dhe rrit besimin qytetar.

Organizatat i kanë bërë thirrje subjekteve parlamentare që të angazhohen në dialog konstruktiv, të vendosin interesin qytetar mbi kalkulimet partiake dhe të arrijnë një marrëveshje që siguron stabilitet dhe funksionalitet demokratik.

Postimi i plotë: