Lajme

Kurti: Nuk e quajta gjithë opozitën “hajvan”, ndoshta duhej të zgjidhja fjalë tjetër

12/11/2025 20:50
nga:Genita C

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mohuar që të gjithë opozitën e kishte quajtur “hajvan” pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, raporton GazetaBlic.

Ai ka thënë se ndoshta do të duhej të përdorte një fjalë tjetër, duke theksuar se deklarata nuk ishte drejtuar ndaj të gjithë opozitës.

“Nuk është e vërtetë që e kam quajtur gjithë opozitën ashtu. Ajo çfarë kam thënë unë ka qenë në raport me premtimet lajthitëse të cilat janë në rastin më të mirë iracionale. Ato kishin të bëjnë me buxhetin e shtetit”, ka thënë Kurti.

“Premtonin se do të jeni më shumë se bruto produkti vendor, ose në anën tjetër thoshin se do t’i rrisin pagat 50 për qind e pensionet 70 për qind, ose thoshin se paga minimale do të jetë më e madhe sesa 50 për qindëshi i pagës mesatare në Kosovë, Pra iracionaliteti lajthitës i premtimeve ka bërë që unë të them ashtu siç thash, që ndoshta është dashur të gjejnë ndonjë fjalë tjetër, por që bëhet fjalë për lajthitje”, ka thënë Kurti.