Lajme

Ramush Haradinaj: Suksese Bedri Hamzës, jemi të gatshëm për bashkëpunim

11/18/2025 11:54
nga:Genita C

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Bedri Hamzën për zgjedhjen si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, raporton GazetaBlic.

Në një reagim, Haradinaj i ka dëshiruar suksese në mandatin e ri dhe ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim, në emër të Aleancës dhe të tij personalisht, “për interesat e qytetarëve dhe të mirën e Kosovës.”