Sot zhvillohen ndeshjet e javës së pestë të Superligës.
Një ndeshje shumë interesante do të jetë ajo mes Llapit dhe Ballkanit në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Tjetër ndeshje interesante zhvillohet në qytetin e Gjilanit, ku Drita do të jetë nikoqire e Prishtinës së Re.
Skuadra e Drenicës e pret Dukagjinin, kurse Ferizaj do të përballet me Gjilanin.
Të gjithë ndeshjet e javës së pestë zhvillohen nga ora 15:00.



