Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, u ka uruar qytetarëve një ditë të mbarë, duke theksuar rëndësinë e bujqësisë si pasuri kombëtare, raporton GazetaBlic.
Ai tha se tokat duhet të ruhen dhe të shfrytëzohen me mençuri e strategji për të mirën e përbashkët.
Haliti theksoi se përvoja dhe përkushtimi i deritanishëm janë garanci për një qasje profesionale dhe të qëndrueshme në këtë sektor.


